HomeShowBizNjë motër si Elijona, e surprizon vëllain për ditëlindje

Një motër si Elijona, e surprizon vëllain për ditëlindje

Të ngjajshme

Kida me “Inati”, çka po “gatuan” këngëtarja?

Këngëtarja kosovare Orhidea Latifi – Kida mbrëmjen e sotme...

Ndeshja Gjermani–Kurasao hyn në histori, vendosen dy rekorde në Kupën e Botës 2026

Përballja mes Gjermanisë dhe Kurasaos në Kupën e Botës...

​“Nuk dimë kujt t’i besojmë”, ja pse nuk votuan mbi një milion qytetarë?

Mbi një milionë e dyqind mijë qytetarë refuzuan të...

Finalistja e edicionit të katërt të “Big Brother VIP Kosova”, Elijona Binakaj, pas një periudhe të gjatë dhe intensive nën vëzhgimin e kamerave, po shijon në maksimum kohën me njerëzit e saj më të afërt. Sot, ajo ka ndarë me ndjekësit disa momente mjaft të ngrohta nga festa e ditëlindjes së vëllait të saj të vogël, Erisin.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale, Elijona tregoi detaje nga 14-vjetori i të vëllait, i cili u festua në një ambient të qetë dhe krejtësisht familjar. Një tortë e kaltër, përqafimet nga prindërit dhe vetë ish-banorja, e bënë këtë ditë mjaft të bukur për të. Për t’ia shtuar gëzimin kësaj feste, Elijona kishte menduar për një dhuratë që me gjasë çdo adoleshent do ta donte: një Sony PlayStation 5. Në fotot e ndara, Erisi shihet duke pozuar i buzëqeshur me dhuratën e tij në duar, duke treguar qartë se kjo ishte zgjedhja e duhur.

Përveç dhuratës, vëmendje mori edhe dedikimi i saj. “Sot festuam 14-vjetorin e gëzimit të shtëpisë sonë. Gëzuar ditëlindjen, Eris! Jam shumë krenare për ty dhe të uroj vetëm të mira në jetë. Të duam pafund!”, ka shkruar ajo bashkangjitur videos. Ky postim tregon se pas zhurmës së madhe mediatike të reality show-t, Elijona po e gjen qetësinë aty ku ka më shumë rëndësi, pranë familjes së saj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz