Thursday, July 17, 2025
BallinaLajmeLajmet e Fundit“Një moment krenarie”, Vesa Ibrahimi përfundon një nga programet më të vështira...

“Një moment krenarie”, Vesa Ibrahimi përfundon një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë të ushtrisë amerikane

Të ngjajshme

Toger Vesa Ibrahimi është pjesëtarja e tretë e FSK-së që ka përfunduar një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Rengerëve të Ushtrisë Amerikane.

Për këtë sukses të saj ka shkruar ambasada amerikane në Kosovë, e cila uroi Ibrahimin dhe tha se ky “është një moment krenarie” që garanton sigurinë e vendeve tona.

“Urime për Toger Vesa Ibrahimi që u bë pjesëtarja e tretë e FSK-së që përfundoi një nga programet më të vështira të trajnimit ushtarak në botë – Shkollën e Renxhereve të Ushtrisë Amerikane! Nga udhëheqja e operacioneve komplekse nën stres ekstrem deri te lundrimi në terrene të ashpra me mbështetje minimale, arritja e Toger Ibrahimi pasqyron vendosmërinë, qëndrueshmërinë dhe lidershipin e jashtëzakonshëm që garanton sigurinë e vendeve tona. Një moment krenarie!”, shkroi ambasada.

- Advertisement -

Të Fundit