back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaSportNjë mësues argjentinas i shkruan Leo Messit, letra e tij do t’ju...

Një mësues argjentinas i shkruan Leo Messit, letra e tij do t’ju përlotë

Të ngjajshme

Predha e armës i depërton në kuzhinë- fqinjët po festonin në aheng familjar

Një rast i shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm u...

Sekuestrohet kokainë në vlerë 300 mijë euro në Prizren, arrestohet një person

Policia e Kosovës, konkretisht hetuesit e Njësisë Rajonale për...

Nesër temperaturat deri në 35 gradë Celsius

Nesër pritet të mbajë moti me diell dhe vranësira...

Jennifer Aniston prek me fjalët pas vdekjes së Matthew Perry

Jennifer Aniston ka bërë një rrëfim prekës për ndarjen...

Njoftimi për pensionimin e Lionel Messit nga kombëtarja argjentinase e ka kthyer vendin amerikano-latin me “kokë poshtë” në ditët e fundit. Një komb i tërë është habitur nga lajmi që dha vetë ylli i Barcelonës, pasi Kili i mundi “Albiceleste” në finale e “Copa America”. Presidenti i Argjentinës, Mauricio Macri, kryebashkiaku i Buenos Aires, Horacio Rodriguez Larreta, dhe zoti i futbollit argjentinas, Diego Maradona, e kanë lutur Lionel Messin për të ndryshuar mendje, por ndoshta mesazhi më prekëse nga të gjithë ka ardhur me anë të një mësuesi të shkollës “Entre Rios”. Lajmi për tërheqjen nga kombëtarja shkaktoi shpejt një virus viral në mesin e miliona mbështetësve, të cilët, të dëshpëruar, kërkojnë nga ylli argjentinas të rishikojë vendimin e tij.

Ja letra e plotë: “Lionel Messi, “Ju ndoshta kurrë nuk do të lexoni këtë letër. Megjithatë, po shkruaj si të gjithë e të njëjtën gjë, jo si një tifoz futbolli, por si një mësues i Argjentinës, në këtë profesion që kam zgjedhur dhe e dashuroj. Unë mund të shkruaj në lidhje me talentin tuaj të mrekullueshëm në sportin më popullor të vendit tonë, kënaqësinë që më jep mua, si përfaqësues i njërit nga brezat më me fat, që sheh përditë magjitë e dala nga këmbët tuaja. Po ashtu, ndihet krenar për admirimin që gëzon në çdo vend të botës. Por kjo do të shërbejë vetëm për të përsëritur klishetë. Në vend të kësaj, po t’ju shkruaj se më duhet ndihma jote, në një sfidë shumë më të ashpër se sa keni hasur ndonjëherë. Unë dua që ju të më ndihmoni në misionin e vështirë të përmbushjes së një dëshire tejet të madhe të fëmijëve, të cilëve u jap mësim, që duan të të shohin si një hero futbolli dhe një shembull për t’u ndjekur.

Pa marrë parasysh se sa shumë dashuri dhe përkushtim kam në punën time, kurrë nuk do të marrë nga nxënësit e mi atë magjepsje të pabesueshme, të cilën e ndiejnë për ju. Tani ata do të shohin idhullin e tyre më të madh të heqë dorë nga kombëtarja… Të lutem mos ua jep këtë kënaqësi njerëzve mediokër. Mendo pë rata njerëz të frustruar nga mijërat e ëndrrave, që nuk arrijnë t’i bëjnë realitet kurrë, që pakënaqësinë e tyre jetësore e zbusin te një lojtar futbolli, që je ti. Kjo lutje ju vjen nga një mësues, i cili, pavarësisht nga distanca mes nesh, ka të bëjë me një zakon të keq të Argjentinës, të menduarit e gjykuarit për dikë tjetër, çka është gjëja më e thjeshtë. Ju lutem, mos na lë, mos i hidhëro nxënësit e mi, që mendojnë se ky vend ndriçohet nga yje si ti! Tregoju atyre se, pa marrë parasysh sa i suksesshëm je në jetë, ti kurrë nuk do të mos mendosh për pjesën tjetër të bashkatdhetarëve, që përmes teje ndihen të lumtur.

Nëse një person si ti, që ke familjen në anën tënde, që ke një pasuri të rëndë personale dhe mbështetjen e shumë njerëzve, nuk mund ta bëjë këtë, si do të besojnë nxënësit e mi se ata janë të aftë të përballen me kaq shumë beteja në jetë? Unë nuk flas me ta rreth asaj se si mrekullisht, Messi luan futboll, por për mijëra goditjet e lira, që ti praktikon, për ta dërguar topin në këndin e portave kundërshtare, përtej mundësive të çdo portieri. Iu them atyre për Messin që ka bërë injeksione të panumërta e të dhimbshme për të kapur ëndrrën e tij, iu flas për Messin, i cili me paratë që ka fituar ndihmon fëmijët e tjerë, në situatat e tyre të vështira. Unë iu flas nxënësve për Messin e rritur, njeriun që ngriti një familje të lumtur, që merret me punë më të rëndësishme në botë. Duke qenë një prind i mirë, Messi ndalon para çdo tifozi të tij.

Me përulje dhe aspak mendjemadhësi. Messi mund edhe të humbasë një penallti, sepse gabimet janë njerëzore. Nuk do të heqë dorë nga fanella me ngjyrat e vendit tonë larg, sepse kur ju e veshni atë, një argjentinas e denjë na përfaqëson. Jo të gjithë ne presin medalje dhe të ndjehemi mrekullisht, por jemi krenarë që jeni njëri prej nesh . Ju lutem mos bëni që nxënësit e mi të mendojnë se vlera e një personi varet nga “kabineti” i tij me trofe, apo se duke humbur një ndeshje do të thotë se ke humbur lavdinë. Nxënësit e mi duhet të kuptojnë se heronjtë më fisnikë janë mjekët, ushtarët, mësuesit apo lojtarët e futbollit, që që japin më të mirën e tyre për të mirën e të tjerëve, por mbi të gjitha kanë heroizëm dhe guxim për t’i kapërcyer humbjet me trimëri dhe integritet. Të gjithë flasin për topin, unë besoj në fuqinë e zemrës suaj.”

- Advertisement -

Të Fundit