BallinaLajmeNjë kontigjent nga forcat rezervë të NATO’s zbarkon në Kosovë, KFOR: Garda...

Një kontigjent nga forcat rezervë të NATO’s zbarkon në Kosovë, KFOR: Garda skoceze do të qëndrojë përkohësisht për stërvitje

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë.

Në njoftim bëhet e ditur edhe se këta ushtarë do të zhvillojnë një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.

Po ashtu, nga KFOR shtohet edhe se, kontingjenti i parë që është një regjiment i këmbësorisë së mekanizuar të lehtë nga Mbretëria e Bashkuar, tashmë ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore.

Njoftimi:

Në përputhje me procedurat ekzistuese, një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka filluar vendosjen e përkohshme në Kosovë, për të zhvilluar një sërë aktivitetesh stërvitore me njësitë e KFOR-it.

Kontingjenti i parë i “Scots Guards”, një regjiment i këmbësorisë së mekanizuar të lehtë nga Mbretëria e Bashkuar, ka mbërritur në Kosovë dhe do të qëndrojë përkohësisht për qëllime stërvitore.

Ky aktivitet zhvillohet rregullisht dhe synon të përmirësojë gatishmërinë operacionale të KFOR-it dhe aftësinë e tij për të reaguar në mënyrë efektive ndaj zhvillimeve përkatëse të sigurisë.

Ky angazhim realizohet në përputhje me mandatin e gjatë të KFOR-it nga OKB-ja – i bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), sipas roleve të tyre përkatëse si përgjegjës për çështjet e sigurisë./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz