Sulmet e Thaçit ndaj mediave nuk kanë të ndalur.
Në një postim të fundit, ai ka vazhduar të sulmojë ato, duke mbrojtur idenë e tij për ndarje të Kosovës.
“Po bashkëngjitjes së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, si tërësi me Kosovën. Po njohjes reciproke Kosovë – Serbi dhe anëtarësimit të Kosovës në OKB dhe organizata ndërkombëtare. Jo ndarje, jo shkëmbim territoresh. Të tjerat fake news”, ka shkruar Thaçi, transmeton Express.
Mirëpo, nuk ka vonuar shumë, dhe një qytetar i është përgjigjur presidentit në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Dmth, Serbia nuk na paska njoftë deri më tani për shkak se nuk ia kemi marr Preshevën, Medvegjën e Bujanocin”, ka shkruar qytetari, komenti i të cilit ëshët pëlqyer mjaft shumë. / Gazeta Express