Një karikaturë që tregon politikën e BE-s karshi emigrantëve të pa shpresë (Foto)
BILLI

Lexo edhe“Bisha” amerikane, të cilës ia kanë frikën Kina dhe Rusia: Nëndetësja e fuqishme, që po tmerron fuqitë e mëdha (Video)

Një debat të tillë është ndezë këto ditë pas ngjarjes në Francë ku një emigrant nga Mali u shpall heroi pasi u ngjit pa asnjë lloj mbrojtje katër kate të një ndërtese të Parisit për të shpëtuar një fëmijë që ishte duke rënë nga ballkoni. Pamjet filmike të ngjitjes spektakolare të emigrantit musliman, Mamoudou Gassama dhe kapjes se fëmijës duke i shpëtuar jetën, janë përhapur me shpejtësi në mediat sociale.
Karikaturisti holandez, Tjeerd Royaards, vizatoi një karikaturë me një karakter ironik njashtu dhe kritik. Ai në një anë e vizatoi emigrantin Mamoudou Gassama i cili shpëtoi jetën e fëmijës dhe poshtë saj shkroi: “Emigranti i mirë” kurse në pjesën tjetër në të njëjtën fotografi vendosi një tel më gjemba duke ironizuar politikanë e ashpër të BE-s karshi emigrantëve të “pashprese”, ai, poshtë kësaj shkroi: “Emigranti i keq.”
Karikatura e artistit identiteti i të cilit nuk dihet, gjeti një shtirrje masive nëpër rrjete-sociale ku mori me mijëra pëlqime dhe shpërndarje. /Gazetaere.com/

Lexo edhe“Bisha” amerikane, të cilës ia kanë frikën Kina dhe Rusia: Nëndetësja e fuqishme, që po tmerron fuqitë e mëdha (Video)