BallinaLajmeNjë javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për...

Një javë nga zhdukja e 80-vjeçarit nga Prishtina, familja kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Të ngjajshme

“Nan” e Alis në mesin e 10 performancave më të mira sipas Associated Press

Shqipëria zuri vendin e 13-të në festivalin evropian të...

Ndeshje e golave të shpejtë, shënojnë Unitedi dhe Foresti

Manchester United ka shënuar golin e tretë ndaj Nottingham...

Sadiku kritikon Kurtin: Zgjedhjet e reja do të ishin goditje për ekonominë dhe të ardhmen

Ermal Sadiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e...

“Dënimet e buta po nxisin rritjen e kriminalitetit në Kosovë”

Aktivitetet kriminale në Kosovë po vazhdojnë si pasojë e...

Enver Bekolli nga Prishtina është zhdukur tash e shtatë ditë. Familjarët e 80-vjeçarit janë duke e kërkuar, por deri tash nuk kanë arritur ta gjejnë. Në kërkim të tij janë vënë edhe Policia e Kosovës dhe FSK-ja.

Djali i tij, Sherafedin Bekolli i ka thënë Express se deri tash nuk kanë marrë asnjë informacion se ku gjendet babai i tij.

“Ende s’kemi marrë asnjë lajm për të. Sot është disa e shtatë që është zhduk, por që s’kemi mujt me e gjetë. E kanë kërkuar edhe Policia e FSK-ja, po prapë s’kanë mujt me gjetë. E kemi publiku edhe në rrjete sociale, që nëse e sheh dikush me na njoftu”, ka thënë Bekolli.

Ndërkohë, në rrjete sociale janë publikuar edhe fotografi të të moshuarit dhe janë dhënë informacione se çka kishte pasur të veshur ditën që ishte larguar nga shtëpia.

“I moshuari kishte veshë këmishë të gjelbër, pantallona të zi dhe kapelë të zëzë si në foto”, thuhet në njoftim.

Kushdo që ka ndonjë informacion rreth të moshuarit mund t’i lajmërojë familjarët në këta numra: 044-649-172 dhe 044-407-943.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz