back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShqiptareNjë izraelit ndalohet në Rinas me një pajisje përgjimi

Një izraelit ndalohet në Rinas me një pajisje përgjimi

Të ngjajshme

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Identifikohet i dyshuari për vjedhje në Malishevë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë ka njoftuar opinionin...

Reali publikon listën anti-Benfica

Real Madridi do të zhvillojë nesër ndeshjen e fundit...

Rritje historike e kredive në Kosovë, arrijnë në 2.684 miliardë euro

Vlera e kredive të reja të dhëna nga bankat...

Një shtetas izraelit është ndaluar në pikën e kalimit kufitar në aeroportin “Nënë Tereza” (Rinas) teksa përpiqej të largohej nga Tirana me një pajisje elektronike të dyshimtë, të cilën prokuroria e ka sekuestruar.

Disa media raportuan se bëhet fjalë për një pajisje përgjimi, por që mbetet akoma për t’u verifikuar nëse është e vërtetë.

Policia ka reaguar për herë të parë lidhur me këtë rast. Sipas policisë, shtetasi i ndaluar është Yoram Frig, i cili kishte me vete një pajisje elektronike që dedekton përgjuesit, njofton Gazeta-Shqip.

51-vjeçari është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë të Rinasit.

“Nisur nga informacione të marra, për hyrjen e shtetasit (të huaj) Izraelit, F.Y, 51 vjeç, në pikën e kalimit kufitar Rinas, me një pajisje elektronike, Sektori për Krimin Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, filloi veprimet verifikuese dhe procedurale në bashkëpunim me Njësinë e Prokurorisë Task-Forcë, pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nën drejtimin e prokurorit të gatshëm”, – bën të ditur njoftimi i policisë.

Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e policisë kufitare Rinas, në momentin që ishte duke dalë nga territori i Shqipërisë dhe u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë, Rinas.

Pas mbajtjes së personit në ambientet e Komisariatit Rinas, në drejtimin e Prokurorit, u bë këqyrja e kësaj aparature elektronike dhe pritet akt ekspertimi, për te përcaktuar se çfarë funksion kryen, njëkohësisht iu konstatua edhe një aparat telefonik i markës “IPHONE”.

“Këto sende u sekuestruan në cilësinë e provës materiale me urdhër të prokurorit të gatshëm. Ky shtetas është shoqëruar në ambientet e Drejtorisë Tiranë, ku në prezencën e një përkthyesi ligjor po intervistohet nga prokurori i çështjes”, – bën me dije policia.

Të Fundit

Sport

ShowBiz