Një i mitur nga Shqipëria zhduket në Kosovë, raportohet se po udhëton me një veturë të vjedhur
dp

Lexo edheNumërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçanta, kjo është renditja

15-vjeçari nga Hasi, Mariglen Dauti, raportohet se po udhëton me një veturë të tipit “Mercedes” me targa të Shqipërisë.
Familjarët kanë deklaruar për IndeksOnlinen se Marigleni është larguar në drejtim të panjohur mesditën e djeshme.
Ata u apelojnë të gjithë qytetarëve që të ndihmojnë në gjetjen e tij.
15-vjeçari për herë të fundit u pa në dalje të qytetit të Pejës, ku u ndalua për të marrë derivate për veturën.

Lexo edheNumërohen mbi 50% të votave të personave me nevoja të veçanta, kjo është renditja
Në një konfirmim për IndeksOnlinen, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë pohojnë se i mituri ka marrë afro 79 litra karburant në një pompë të benzinës dhe ka kërkuar nga punonjësi që të bëjë pagesë me kartelë.
“Punëtori deklaroi në polici se ka hyrë brenda të marrë POS-in, teksa i mituri është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur. Njësitet relevante janë duke u marrë me hetimet e nevojshme”, deklaroi për IndeksOnlinen zëdhënësi i policisë, Fadil Gashi.
Daja i Mariglenit, Arjani, kërkon nga qytetarët që, nëse kanë informacione për nipin e tij, të lajmërojnë në numrin: +38345214672. Ai thotë se Marigleni nuk posedon me vete dokumente identifikimi.