back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeNjë ditë para seancës për Qeverinë Hoti, ambasadori amerikan në takim me...

Një ditë para seancës për Qeverinë Hoti, ambasadori amerikan në takim me Albin Kurtin

Të ngjajshme

Trajneri i Nigerisë sqaron gjithçka rreth përplasjes Osimhen – Lookman

Pas ndeshjes mes Nigerisë dhe Mozambikut në të 16-ën...

Gjithçka ndryshon që asgjë të mos ndryshojë

Shkruan Adri Nurellari Çdo mbrëmje, me telekomandën në dorë, ndërron...

Enver Hasani publikon librin e radhës

Profesori universitar Enver Hasani ka publikuar librin e radhës. Ai...

Hashim Thaçi me shokë janë palca kurrizore e shtetit të Kosovës!

Shkruan Halil Matoshi 1.Në Hagë, një Gjykatë Legale e Kosovës...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett para nja 15 minutave ka hyrë në Qeverinë e Kosovës dhe po zhvillon një takim me Kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, shkruan Reporteri.net.

Nesër do të jetë ditë tejet e rëndësishme dhe të gjithë po presin si do të reagojë Lëvizja Vetëvendosje. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në ora 11:00 për të provuar zgjedhjen e Qeverisë së Avdullah Hotit.

Ndërkohë, para nja 10 minutave në Qeverinë e Kosovës ka hyrë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Konsett. Burime të Gazetës Online ‘Reporteri.net’ thonë se ai po zhvillon një takim me kreun e Qeverisë, Albin Kurti.

Nuk dihet nëse ky takim është i rregullt që ata kanë zakonisht, apo ndërlidhet me zhvillimet që ndodhi nesër.

Kurti nuk do të mund të jetë në seancë sepse nuk është më deputet e ndërkaq Vetëvendosje nuk ka bërë me dije nëse do të jetë në seancë dhe si do të reagojë. Ata aktualisht po mbledhin nënshkrime në një peticion nën emrin ‘Duam zgjedhje’. /Reporteri/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz