Një kosovar nga Skenderaj i moshës 39 vjeç ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës dhe sipas informacioneve të policisë raportohet se gjashtë të tjerë u plagosën. Përplasja e automjeteve ka ndodhur në afërsi të fshatit Blinisht, duke bllokuar përkohësisht edhe superstradën Lezhë – Shkodër.
“Rreth orës 18:33, është marrë njoftim se autostradën Lezhë – Shkodër, në vendin e quajtur Kryqëzimi i Blinishtit, ka ndodhur një aksident automobilistik. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se janë përplasur mjetet: Volkswagen me targë DBF 54 me mjetin AUDI me targë SH 0044E si dhe mjeti Benz me targë AA 627 JH”, Për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit Volkswagen B.F. 39 vjeç, banues në Kosovë, sqaron policia.
Gjithashtu janë lënduar edhe 6 shtetas të tjerë të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Një nga të lënduarit është dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë për ndihmë më të specializuar mjekësore kurse 5 të lënduarit e tjerë ndodhen në spitalin e Lezhës nën kujdesin mjekësor.
Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Lezhë po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.