back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajmeNjë 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj,...

Një 21 vjeçare tentoi të hidhej nga kati i katërt në Ferizaj, Policia arrin ta shpëtoj atë

Të ngjajshme

Një rast vetëvrasjeje është arritur të parandalohet sot në orët e para të mëngjesit nga Policia e Kosovës.

Një 21 vjeçare në Ferizaj, ka tentuar të hidhej nga ballkoni i katit të katërt të një kompleksi banesor, shkruan lajmi.net.

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë dal menjëherë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me dëshmitarët, më pas e kanë vërejtur viktimën në anën e jashtme të ballkonit.

“Policët kanë tentuar ta qetësojnë me komunikim, ndërsa njëri prej tyre është ngjitur në banesën ku ndodhej ajo. Për shkak të urgjencës dhe rrezikut të lartë, polici është detyruar të hapë derën e banesës me forcë dhe ka ndërhyrë me shpejtësi në tarracë, duke arritur ta kapë dhe ta tërheqë viktimën brenda rrethojave të ballkonit, me ndihmën edhe të një kolegu tjetër. Në vendngjarje kanë dalë gjithashtu edhe ekipi i emergjencës, të cilët i kanë dhënë ndihmën e parë viktimës, e cila ishte në gjendje të rënduar psikike dhe emocionale. Për shkak të gjendjes së saj, ajo është shoqëruar nga policia dhe stafi mjekësor për trajtim të mëtejmë në emergjencë”, ka njoftuar Policia.

Ata kanë thënë se familjarët e saj janë njoftuar menjëherë pas ngjarjes, ndërsa bazuar në informacionet e siguruara, viktima dyshohet se edhe më parë ka pas probleme të natyrës psikike.

“Pas trajtimit fillestar në Qendrën Emergjente në Ferizaj , ajo është dërguar në Klinikën Universitare të QKUK-së në Prishtinë për kujdes dhe trajtim të mëtejmë. Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe apelon tek të gjithë qytetarët që të raportojnë raste të ngjashme, në mënyrë që të parandalohen situata tragjike. Për procedurat tjera ligjore, opinioni publik do të njoftohet në vijim”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz