back to top
Wednesday, September 3, 2025
BallinaLajme“Shpejtësi marramendëse”, detaje nga aksidenti në Luksemburg ku humbën jetën tre të...

“Shpejtësi marramendëse”, detaje nga aksidenti në Luksemburg ku humbën jetën tre të rinj kosovarë

Të ngjajshme

Tre nga pesë viktimat e aksidentit tragjik në Luksemburg, janë të rinj kosovarë.

Fqinji i familjarëve të tre viktimave të aksidentit tragjik në Luksemburg, Rezart Dani ka dhënë për Klankosova.tv, detaje të reja mbi rastin.

”Thuhet që është faji i shoferit Edonikut, i cili ka ecur me shpejtësi marramendëse”.

Ndër tjera ai foli edhe mbi pronësinë e automjetit.

”Makina ka qenë e babait te tij”.

”Makinë luksoze, por nuk duan ta publikojnë. Trupat janë karbonizuar dhe ndarë në disa pjesë dhe mezi po identifikohen”.

Dani tha se dy personat e tjerë të implikuar në aksident, me kamion, të vdekur edhe ata, janë boshnjakë nga i njëjti qytet.

Lidhur me rastin e rëndë autoritetet e sigurisë në Luksemburg, po vazhdojnë hetimet dhe ekspertizat.

Kujtojmë se aksidenti fatal në Luksemburg, mori jetën e 19-vjeçarit, Edonik Kastratit – nga Peja, Ujkan dhe Ukë Bajraktaraj – vëllezër, nga Isniqi i Deçanit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz