Niveli i detit po rritet, shkencëtarët paralajmërojnë gjera te frikshme
BILLI

Lexo edheKosovarit i bien ulëset e shtëpisë në mes të autostradës: E vëren pas 5 kilometrave

Deri më tani thuhej se niveli në detet e botës do të rritej me një maksimum prej vetëm një metër deri në vitin 2100. Por studimi i ri, bazuar në mendimet e ekspertëve, parashikon që niveli i vërtetë mund të jetë rreth dyfishi i asaj shifre.
Kjo mund të çojë në zhvendosjen e qindra miliona njerëzve, thonë autorët.
Çështja e rritjes së nivelit të detit ishte një nga çështjet më të diskutueshme të ngritura nga Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), kur botoi raportin e pestë të vlerësimit në vitin 2013.Aty thuhej që ujërat globale do të rriteshin midis 52 dhe 98 cm deri në 2100.

Lexo edheKosovarit i bien ulëset e shtëpisë në mes të autostradës: E vëren pas 5 kilometrave
Shumë ekspertë besojnë se ky ishte një vlerësim shumë konservativ, përcjell Top Channel.
Shkencëtarët e akullit janë gjithashtu të shqetësuar se modelet që aktualisht përdoren për të parashikuar ndikimin e fletëve të mëdha të akullit në nivelet e detit nuk kapin të gjitha paqartësitë rreth asaj se si këto janë duke u shkrirë.