NISMA për Kosovë nëpërmjet një komunikate ka reguar duke akuazuar zyrtarë të PDK-së se po bëjnë presion mbi votuesit.
Reagimi i NISMA-s|:
Në panikën e humbjes, PDK’ja po bën presion në forma të ndryshme mbi qytetarët, vëzhgues të partive tjera, dhe komisionerët e partive tjera.
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK’së, Sala Berisha Shala, është duke qendruar në shkollën fillore “Jusuf Gërvalla” në Negroc, dhe është duke bërë presion mbi qytetarët për ta votuar kandidatin e PDK’së.
Në lidhje me këtë rast tashmë është njoftuar edhe prokuroria e Kosovës.
Po ashtu, sipas informacioneve që kemi nga vëzhguesit tanë nëpër qendra të votimeve, edhe Naim Bazaj ka hyrë në shkollën fillore Ali Gashi në Çikatovë të Re, i cili nuk ka asnjë të drejtë për të hyrë në këtë qender votimi, mëqe emri i tij figuron në listën e kandidatëve për kryetar komune.
Gjithashtu, sipas disa informacioneve që na kanë ardhur, dyshohet se Selman Ibriqi, zyrtar i PDK’së, në Komoran është duke shpërndarë mjete financiare në këmbim të votës për kandidatin e tyre.