back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeNisma “proteston” pranë QNR-së, kërkon nga KQZ-ja të ndal urgjent numërimin e...

Nisma “proteston” pranë QNR-së, kërkon nga KQZ-ja të ndal urgjent numërimin e votave të ardhura nga Serbia

Të ngjajshme

Pavarësisht masës së Kushtetueses, Vetëvendosje paralajmëron emërimin e mandatarit për qeveri

Gjykata Kushtetuese ka vendosur masë të përkohshme për konstituimin...

Aliu: Për 2 vjet, 500 nxënës përfituan kurse falas në Shtime

Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka bërë...

EMRI/ Sulmoi një punonjës të IEVP Fier, përfundon në pranga 38-vjeçari

Policia e Fierit, në bashkëpunim me Njësinë Speciale Renea,...

Limaj: Me Xhevën, Vushtrria mund të bëhet model i zhvillimit

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka njoftuar se Xhevahire...

Haradinaj: 26 vjet të Policisë së Kosovës, institucion shembull për vendin dhe rajonin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj,...

Anëtari i kryesisë së Nisma Socialdemokrate, Skender Reçica, bashkë me disa përfaqësues të Nismës në KQZ ka mbajtur konferencë për medie pranë Ministrisë së Infrastrukturës ku po qëndrojnë votat e ardhura nga Serbia, shkruan GazetaBlic.

Reçica tha se nga ora 21:00 po dyshohet se ka filluar numërimi i këtyre votave të cilat sipas tij kanë ardhur në mënyrë të jashtëligjshme.

Ai ka kërkuar nga KQZ-ja të ndal menjëherë këtë veprim.

“Jemi te QNR-ja sepse në këto momente po tentohet të filloj numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur nga Serbia që janë në kundërshtim me ligjin zgjedhor që precizon qartë se si duhet filluar numërimi me postë”, tha ai.

“Jemi këtu sepse nuk duam të jemi pjesë e një procesi që po dëshiron të ndodh numërimi i votave të jashtëligjshme që kanë ardhur në mënyrë ilegale dhe dëmtojnë procesin e zgjedhjeve në vend”, tha Reçica.

“Bëjmë ftesë tek KQZ-ja të ushtroj mandatin kushtetues të ndërpresë menjëherë këtë proces sepse dëmton vullnetin e mbi 40 mijë të qytetarëve që votuan koalicionin tonë dhe kërkojmë nga KQZ-ja të ndal këto veprime sepse po cenohet demokracia, kushdo qe do tentoj të kontrabandoj vullnetin politik do ballafaqohet me ligjin”, shton ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz