BallinaLajmeNisma nuk do të kërkojë shtyrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë

Nisma nuk do të kërkojë shtyrjen e seancës për rrëzimin e Qeverisë

Të ngjajshme

Hysaj në dyshim për ndeshjen ndaj Polonisë?

Kombëtarja shqiptare ka marrë një lajm të keq para...

Bëhet xheloze për Selin? Kriset raporti mes Brikenës dhe Mateos

Brikena Selmani dhe Mateo Borri kanë pasur një përplasje...

Nisma për Kosovën si inicuese e mocionit për rrëzimin e Qeverisë Mustafa nuk e ka në plan qe të kërkojë shtyrjen e votimit pas vendimit të Qeverisë për mosprocedim të demarkacionit.

Sekretari i këtij subjekti, Bilall Sherifi, ka thënë për ‘Indeksonline’, se kjo parti do të procedoj sipas agjendës.

42 deputetët nënshkrues të mocionit, sipas tij, e kanë kryer obligimin e tyre. Deputetëve të Kuvendit,  Sherifi thotë se u është ofruar mundësia që të rrëzojnë këtë qeveri dhe t’i hapin vendit perspektiva të reja.

“Unë nuk besoj që deputetët të cilët e kanë nënshkruar mocionin dhe shumë të tjerë të cilët vazhdimisht kanë insistuar në dorëheqjen e kësaj qeverise, do të bien në grackën e ngritur nga Isa Mustafa për të thirrur seancë për demarkacionin pas seancës së Mocionit”, ka thënë Sherifi.

Duke komentuar veprimin e sotëm të kryeministri Mustafa për mosprocedim të demarkacionit, Sherifi ka thënë se ky është marifeti i radhës i kryeministrit për ta shtyrë sa me shumë qe të jetë e mundur rrëzimin e qeverisë se tij.

“Ashtu siç kam deklaruar para disa ditësh, ai e ka hallin vetëm të pushteti i tij. Kështu që shpëtimi nga shkarkimi i kësaj qeverie kalon përmes dorëheqjes së saj para se të mbahet seanca për Mocionin”, ka shtuar Sherifi.

Sot ishte paralajmëruar se Qeveria do të procedoj në Kuvend, demarkacionin me Malin e Zi, por në mbledhjen e sotme të qeverisë, asnjë ministër i PDK-së nuk mori pjesë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz