Nisma Socialdemokrate, përmes një shkrimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës.
Në njoftim thuhet se PDK po abuzon me fëmijët duke i shfrytëzuar ata në zgjedhjet e organizuara për rini.
Në foton të publikuar nga Nisma shihen se si disa nga të rinjtë ulin kokën për të mos iu parë fytyrat.
“Lusim prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në këto lloj aktivitete, sepse edhe vet mbajtja e këtyre tubimeve në shkolla është kundërligjore”, shkruan në njoftimin e Nisma-s.
Shkrimi i plotë i NISMA-Socialdemokrate:
ABUZIMI I PARTISË NË PUSHTET ME FËMIJË
PDK siç po shifet në foto po abuzon me fëmijë që i ka ftuar për një qëllim krejt tjetër dhe pastaj po i keqpërdor për zgjedhje të rinisë, por edhe pse të rinj, shumë nga ata e mbulojnë fytyrën e disa e ulin kokën.
Ky është një mesazh që ky subjekt që spo mund të gjeneroj vlera është në krizë të thellë.
Lusim prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të marrin pjesë në keto lloj aktivitete, sepse edhe vet mbajtja e këtyre tubimeve në shkolla është kundërligjore.