back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaRegjionaleDrenasNISMA: Jemi krenar që filluam pluralizmin e vërtet në Drenas

NISMA: Jemi krenar që filluam pluralizmin e vërtet në Drenas

Të ngjajshme

Historike, Muriqi kosovari i parë që shpallet “Lojtari i Muajit” në La Liga

Vedat Muriqi ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm. Muriqi është...

Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Ushtarët gjermanë të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në veri të Kosovës

Ushtarët gjermanë nga Komanda Rajonale Lindje e misionit të...

Zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar të Drenasit nxorrën në shesh një të vërtetë të madhe, se kjo Komunë ishte lënë pas dore për vite të tëra.  Zbulimi i kësaj të vërtete i pengonte shumë pushtetit prandaj e mobilizuan tërë aparatin Parti-Shtet që Drenasi të fitohej lehtë dhe shpejt dhe të mos shkonte as në balotazh.

Nisma për Kosovën duke e dërguar Drenasin në Balotazh, është krenare që dha kontribut në fillimin e pluralizmit të vërtë në Drenas.

Këto zgjedhje krijuan një realitet të ri i cili thotë qartë se askush më nuk e ka të sigurtë fitoren vetvetiu.

Nisma në këto zgjedhje është përballë me shantazhe kërcnime dhe megjithatë anëtarët simpatizantët dhe qytetarët që u angazhuan për ndryshim nuk u zbrapsën por u angazhuan që alternativa për ndryshim të depërtojë te shumë qytetarë të Drenasit.

Kjo ishte vetëm një betejë, Nisma do të vazhdojë aktivitetin e saj në Drenas dhe për Drenasin.

Nisma falënderon gjithë votuesit të cilët votuan për Isa Xhemajlin dhe alternativën për ndryshim.

Vet fakti që për herë të parë Drenasi fituesin e vendosi në balotazh është fitore. Edhe njëherë zotohemi se do të  vazhdojmë të qëndrojmë pranë qytetarëve të Drenasit!

Të Fundit

Sport

ShowBiz