BallinaLajmeNisma ia sheh “sherrin” koalicionit me AAK-në

Nisma ia sheh “sherrin” koalicionit me AAK-në

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Nisma Socialdemokrate, lidhur me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.

Në ankesë, Nisma Socialdemokrate kishte pretenduar se nuk është përfaqësuar në mënyrë të drejtë në ndarjen e komisionerëve, duke theksuar se “ndonëse Nisma Socialdemokrate është e përfaqësuar në KQZ si pjesë e koalicionit AAK-NISMA, ky koalicion nuk ekziston në realitet”, transmeton lajmi.net.

“REFUZOHET si e pabazuar ankesa parashtruar nga subjekti politik Nisma Socialdemokrate, me seli në Prishtinë, ZP.Anr.13/2025 e datës 10.12.2025, me të cilën ka kërkuar që të obligoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të anuloj vendimin me nr. Protokolli 01/3693/2025, të datës 08.12.2025, për Miratimin e Rekomandimit për Përbërjen e Këshillave të Vendvotimeve të Rregullta dhe me Kusht, dhe të urdhërojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të miratoj vendimin për miratimin e përbërjes së Këshillave të vendvotimit në qendrat e votimit të rregullta dhe me kusht, në përputhje me paragrafin 2 të nenit 3 të Rregullores Zgjedhore Nr.11/2024 për Komisionet e Votimit, për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Republikës së Kosovës që do të mbahen më datë 28 Dhjetor 2025.”, thuhet në pjesën ku tregohet refuzimi i ankesës.

Megjithatë, PZAP konstatoi se ankesa është e pabazuar dhe se KQZ ka vepruar në përputhje me ligjin. Sipas vendimit, Nisma Socialdemokrate është përfshirë “në gjithsej 19 komuna, me një numër total prej 459 anëtarë në Këshillat e Vendvotimeve”.

Paneli theksoi se subjekti ankues “nuk ka ofruar dëshmi të qarta dhe bindëse” për pretendimet e tij, ndërsa ndarja e komisionerëve është bërë duke respektuar parimet e barazisë, gjithëpërfshirjes dhe dispozitat ligjore në fuqi.

Vendimi është marrë më 13 dhjetor 2025./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz