“Nisma e Lirisë”, nesër koncert përkujtimor në nder të heroit Hakif Zejnullahu
dp

Lexo edheBushati për protestat në Tiranë: Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet

Ngjarja organizohet në Kompleksin Memorial “Baza e Parë e UÇK-së” në Lladoc të Podujevës, duke filluar nga ora 20:00.
Në këtë mbrëmje përkujtimore do të performojnë emra të njohur të muzikës shqiptare, përfshirë Sabri Fejzullahun, Shyhrete Behlulin, Ermal Fejzullahun, Naser Maqedoncin, Dafina Aliun, Gentian Gojanin, Lind Mehmetin, Behxhet Zekën, Shoqërinë Kulturore-Artistike “Zahir Pajaziti” dhe Mirelën.
Organizatorët kanë ftuar qytetarët që të marrin pjesë në këtë aktivitet, i cili synon të nderojë jetën dhe veprën e Hakif Zejnullahut, një prej figurave të shquara të luftës për lirinë e Kosovës.

Lexo edheBushati për protestat në Tiranë: Nuk janë të nxitur nga Irani, as nga algoritmet