back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeNisma, AKR’ja e PSD’ja i kthejnë përgjigje Haradinajt

Nisma, AKR’ja e PSD’ja i kthejnë përgjigje Haradinajt

Të ngjajshme

Kongos i rrezikohet pjesëmarrja në play-off, Nigeria paraqet ankesë

Kongo ka mundësinë e artë të arrijë Botërorin e...

Drejtori i Policisë së Shtetit: Kosova të bëhet anëtare e SEPCA-s

Në Vlorë, të martën ka përfunduar punimet Asambleja e...

Sot vijon shqyrtimi gjyqësor ndaj të akuzuarve për rastin “Banjska”

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, sot nga ora 09:30,...

Haradinaj i përmendi për një koalicion të mundshëm, NISMA, AKR e PSD s’e përjashtojnë – raporton T7

Ramush Haradinaj duket se ende mban inat me partitë që donin ta rrëzonin përmes mocionit.

Pas dorëheqjes, tash kur po flitet për zgjedhje të parakohshme, ai nuk po i përmend LDK-në e Vetëvendosjen si partnerë të mundshëm.

Nëse shkohet në zgjedhje, Haradinaj është i interesuar për koalicion vetëm me partitë e vogla.

Nismën, PSD-në, AKR-në, Haradinaj i përmendi si mundësi koalicioni, të premten që shkoi.

Kryeministri i dorëhequr tha se ndjenë një afërsi me këto tri parti.

Por çka mendojnë këto parti për një koalicion të mundshëm me AAK’në.

I pari i Nismës Socialdemokrate, u shpreh se janë të gatshëm të shkojnë vet në zgjedhje, por që nuk përjashton mundësinë e një koalicioni parazgjedhor.

Fatmir Limaj tha se i vjen mirë që partia e tij po vlerësohet nga partitë e tjera.

Limaj shton se tashmë është koha për të ndërtuar një qeverisje të fortë, dhe jo e vijave të kuqe.

Ndërkohë, edhe nga AKR e Pacollit nuk e përjashtojnë koalicionin me partinë e Haradinajt gjatë qeverisjes së të cilit gëzuan 3 ministri, me vetëm 4 deputetë.

Vesel Makolli tha se tashmë vijat e kuqe janë shëndrruar në term banal, pasi që po shkelen vazhdimisht.

Ndërsa nga PSD, po shprehën se ende s’kanë pranuar ndonjë ofertë nga partia e Haradinajt.

Por, theksuan se në rast të një koalicioni të mundshëm, fillimisht duhet të pajtohen për disa çështje për të cilat, thonë se kanë qëndrime krejtësisht të kundërta.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz