Nisja e sezonit veror, automjetet që nuk do të lejohen të qarkullojnë në fundjavë

Qarkullimi i kamionëve dhe mjeteve të tjera të rënda nuk lejohen më të qarkullojnë në fundjavë, duke përfshirë edhe të premten.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe ajo e Brendshme kanë përgatitur një udhëzim të përbashkët mbi kufizimet e qarkullimit të mjeteve të rënda për periudhën nga 15 Qershor deri në 15 Shtator, në më shumë se 30 akse rrugore.
Gjatë kësaj kohe, mjetet e huaja me peshë të përgjithshme të autorizuar mbi 7.5 tonë ose mbi 12 m gjatësi, nuk mund të hyjnë në Shqipëri, por mund të përdorin sheshin e parkimit në pikën kufitare përkatëse.
Por edhe ato mjete të regjistruara në Shqipëri mund të hyjnë vetëm në disa pika doganore të përcaktuara në këtë udhëzim.

Lexo edheTani mund të themi që i pamë të gjitha, seriozisht edhe kjo ka ndodhur në Velipojë? Fotoja po bën namin
Përjashtim nga ndalimi i qarkullimit bëhen vetëm ato raste kur këto mjete transportojnë ushqime, të tilla si: mish i freskët, qumësht, peshku apo dhe prodhime e detit, si dhe fruta e perimet që prishen. Gjithashtu lejohen dhe kamionët që transportojnë shpendë dhe bagëti të gjallë./Klan Plus














