Sot ka nisur realizimi i dy projekteve të rëndësishme për komunën e Skenderajt dhe qytetarët, me një ceremoni përuruese të këtyre projekteve kapitale, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, z.Bekim Jashari, ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, z.Pal Leka, zëvendësministri z.Rexhep Kadriu, drejtoresha e Urbanizmit dhe Mbrojtjes së Ambientit, znj.Sanije Ahmeti, inxhinierët e Komunës dhe banorët vendas, transmeton Drenica Press
Projekti i parë i që nisi është ai Skenderaj-Vushtrri, që nis nga fshati Krasaliq e që ka gjatësi 15 kilometra, duke përfshirë fshatrat Krasmirofc, Kozhicë, Çirez, Baks, Prellofc, Prekaz dhe Mikushnicë, që në total janë 53 segmente rrugore.
Projekti i dytë i nisur është për banorët e fshatrave malore Radishevë, Kotorr dhe Çubrel, në total mbi 9 kilometra përkatësisht 23 segmente rrugore, për t’i shtruar në asfalt të gjitha lagjet, që padrejtësisht kanë qenë deri tani jashtë çdo përfitimi të Komunës.
Kryetari Jashari duke falënderuar ministrin Lekaj për mbështetje të projekteve infrastrukturore, ka thënë se me realizimin e tyre, po përmbushë kërkesat e banorëve, për t’i nxjerr një herë e përgjithmonë nga balta dhe rrugët vështirë të qarkullueshme në sezonin e dimrit.
Edhe ministri Lekaj u shpreh i lumtur që ka arrit t’i përkrah kërkesat e kryetarit Jashari, për realizim të projekteve rrugore në komunën tonë, duke përmirësuar kështu jetën e qytetarëve tanë. /Drenica Press/