Nisin punimet për asfaltimin e rrugës drejt Ujëvarës së Mirushës
dp

Lexo edheDega e LDK-së në Pejë, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut

Kompania “Benita Company” është angazhuar për realizimin e projektit dhe tashmë ka nisur punimet në terren. Projekti synon të përmirësojë infrastrukturën rrugore dhe të lehtësojë qasjen e vizitorëve drejt këtij destinacioni natyror, transmeton lajmi.net.
Asfaltimi i rrugës pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e turizmit në zonë, duke krijuar kushte më të mira për turistët vendorë dhe të huaj që vizitojnë Ujëvarën e Mirushës gjatë gjithë vitit.
Ujëvara e Mirushës konsiderohet një nga destinacionet më të frekuentuara turistike në vend, e njohur për bukuritë natyrore dhe peizazhin unik që tërheq mijëra vizitorë çdo sezon./lajmi.net/

Lexo edheDega e LDK-së në Pejë, e udhëhequr nga Gazmend Muhaxheri, kërkon dorëheqjen e Lumir Abdixhikut