BallinaLajmeNisin hetimet për mundësinë e falsifikimeve të hartave nga komisioni i kaluar...

Nisin hetimet për mundësinë e falsifikimeve të hartave nga komisioni i kaluar për Demarkacion

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Prokuroria ka konfirmuar se ka nisur hetimet për mundësinë e falsifikimit të hartave nga Komisioni i kaluar Qeveritar.

Zyrtarë të Prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori i shtetit ka bërë të gjitha pretendimet e parashtruara dhe në qoftë se gjenden elemente të ndonjë vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmarrë veprimet e duhura ligjore.

Kuvendi i Kosovës tashmë ka ndaluar së proceduari projektligjin për demarkacionin me Malin e Zi në seancë të Kuvendit, derisa të marrë një përgjigje nga Prokuroria rreth hetimeve për mundësi të falsifikimit të hartave nga komisioni i kaluar qeveritar.

Prokuroria e shtetit i ka konfirmuar RTK-së se akoma është në fazën e verifikimeve të pretendimeve të parashtruara.

Përmes një përgjigje elektronike, zyrtarë të prokurorisë së shtetit kanë bërë të ditur se prokurori do t’i verifikojë të gjitha provat e parashtruara dhe nëse gjenden elemente të ndonjë vepre penale, që ndiqet sipas detyrës zyrtare do t’i ndërmerr veprimet e duhura ligjore.

Prokuroria e shtetit nuk ka bërë të ditur se kur do të dalë me të dhëna në rast se ka pasur ose jo falsifikim të hartave të paraqitura në raportin e Komisionit të udhëhequr nga Murat Meha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz