back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeNew York Times: BE priste paqe në Ballkan, por demarkacioni Kosovë-Mali i...

New York Times: BE priste paqe në Ballkan, por demarkacioni Kosovë-Mali i Zi shkatërroj gjithçka

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

Bashkimi Evropian priste që zgjidhja e mosmarrëveshjeve kufitare në Ballkan të shkojë sipas një modeli të paqes, por që pastaj gjithçka u shkatërrua, shkruan New York Times.

“New York Times” ka botuar një tekst mbi mosmarrëveshjet ndërmjet shteteve në Ballkan, duke e përfshirë edhe Kosovën.

Ky vit cilësohet si periudhë ku Sllovenia dhe Kroacia anëtare të BE-së do ta zgjidhnin problemin me kufijtë pas vendimit të Arbitrazhit, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Rënia e marrëveshjes ka lënë Bashkimin Evropian në një gjendje të vështirë dhe me shumë ankth, duke pasur parasysh se zgjidhja ndërmjet dy vendeve duhej të ishte shembull miqësor për konfliktet në Ballkan.

E në këtë raport të mediumit gjigant amerikan nuk ka si të mungojë edhe Kosova, duke theksuar problemet me kufijtë që i ka me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ka mosmarrëveshje kufitare midis Kroaicsë dhe Serbisë në lumin Danub. Pastaj mosmarrëveshjet në mes të Serbisë dhe Kosovës, Kosovës dhe Malit të Zi, e gjithashtu edhe për problemet me emrin ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë”, shkruan gazeta e njohur.

Për Brukselin, ky vit u cilësua si më i vështiri ku veç diskutimeve për largimin e Britanisë nga BE-ja, u ballafaqua edhe me telashte të mëdha kufitare në juglindje të Evropës.

“Mosmarrëveshja mes Kroacisë dhe Sllovenisë, është një shenjë se në rajon nuk mund të shmangen disa zakone të grindjeve”, përfundon raporti.

Ndryshe sot mediat kroate raportuan se pikërisht pas problemeve me demarkacionin, pati disa telashe në gjirin e Piranës ndërmjet policisë sllovene dhe anijeve kroate.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz