HomeLajmeNisi me përleshje fizike mes disa fëmijëve, vritet njëri prej tyre- Detaje...

Nisi me përleshje fizike mes disa fëmijëve, vritet njëri prej tyre- Detaje nga rasti i fundit në Gjakovë ku u vra 18 vjeçari

Të ngjajshme

Një person është vrarë sonte në Gjakovë. Sipas informacioneve të para i njëjti është therur për vdekje në orët e mbrëmjes në Gjakovë.

Siç raportohet viktima në këtë rast është një 19 vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.

“Rreth orës 21:30 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën “Ali Ibra” në Gjakovë. Si pasojë e këtij incidenti, katër  persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente të Spitalit Rajonal në Gjakovë, njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra, dyshohet nga një mjet i mprehtë, ndër të lënduarit është edhe personi i dyshuar”, ka thënë Krasniqi.

Sipas saj, dyshohet se motivi i kësaj ngjarje tragjike kishte nisur pas një zënke mes fëmijëve.

“Njësitë relevante policore kanë dalë menjëherë në vendngjarje dhe, në koordinim me prokurorin e shtetit, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave, motivi dyshohet të jetë një zënkë mes fëmijëve”, ka thënë Krasniqi./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz