BallinaLajmeNisi hetimet ndaj Donika Gërvallës, Anti-Korrupsioni pas hulumtimeve tregon se çfarë po...

Nisi hetimet ndaj Donika Gërvallës, Anti-Korrupsioni pas hulumtimeve tregon se çfarë po dyshohet në të

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Agjencia Kundër Korrupsionit ka iniciuar procedurë para-hetimore edhe ndaj ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, për shkak të dyshimit se nuk e ka raportuar se ka në pronësi një kompani biznesi në Gjermani.

Po ashtu, “Betimi për Drejtësi” ka raportuar javë më parë se në një hulumtim të tyre ka rezultuar se Gërvalla pos që nuk e ka deklaruar se posedon biznes në Gjermani, nuk ka treguar në AKK as se është drejtoreshë e një fondacioni në Kosovë dhe as nuk ka deklaruar pasurinë e burrit dhe fëmijëve të saj.

“Lidhur me rastin e adresuar, Agjencia Kundër Korrupsionit është zhvillim e sipër të procedurës së hetimeve paraprake të mbledhjes, hulumtimit dhe analizimit të dokumentacionit dhe informacioneve të tjera, relevante për rastin”, ka njoftuar mediat, në një përgjigje, AKK-ja.

Nga ana tjetër, së fundi AKK ka bërë kallëzim penal për ministren e Industrisë, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Rosetta Hajdari, e cila dyshohet se nuk kallëzoi apo kallëzoi rrejshëm pasurinë, të ardhurat dhe dhuratat.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz