back to top
Wednesday, February 11, 2026
BallinaShqiptareNiset për pushime, këngëtari pëson aksident

Niset për pushime, këngëtari pëson aksident

Të ngjajshme

Kurti: Faleminderit që votuat LVV dhe ndihmuat në shënimin e një rekordi historik

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, në fjalën...

Shumë njerëz bien në dashuri dy herë gjatë jetës, jo vetëm një

Nga The Notebook te Titanic, shumë filma klasikë romantikë...

City frikshëm ndaj Fulhamit, shënon edhe golin e tretë

Skuadra e Manchester Cityt ka shënuar golin e tretë...

Lladrovci: Një vit të humbur nuk ia kemi pasur borxh askujt

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka reaguar...

Këngëtari shqiptar ka pësuar aksident rrugor.

Një familje nga Elbasani kanë pësuar një aksident rrugor me ç’ rast kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Për pasojë, pesë persona nga e njëjta familje kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve dy fëmijë, 3 dhe 7 vjeç, ky i fundit me dëmtime në kokë. Ndërsa në total, në aksident u përfshinë 7 personat, të cilët ndodhen në Spitalin e Gjirokastrës.

Mësohet se familja prej pesë anëtarësh, çifti i bashkëshortëve, Renato Turkaj, 44 vjeç, Romina Turkaj, 29 vjeçe, dy fëmijët e mitur, 7 dhe 3 vjeç, si dhe prindërit e 29-vjeçares, Vjollca Pitja, 56 dhe Agron Pitja 59 vjeç, vinte nga Elbasani drejt Sarandës për pushime, ndërsa në afërsi të fshatit Dervician, automjeti tip “Benz” me targa AA 179 EJ i ka prerë rrugën mjetit “Jeep”, duke dalë nga një rrugë dytësore.

Si pasojë e shpejtësisë dhe rregullave të gabuara të qarkullimit rrugor, makinat janë përplasur rëndë, ndërsa mjeti tip “Jeep” ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal. Aktualisht, të gjithë personat e dëmtuar ndodhen në repartin e kirurgjisë pa pasoja të rënda për jetën.

Mësohet se në mjetin që dyshohet se ka qenë shkaktar i aksidentit si pasojë e daljes së gabuar në rrugën kryesore, ndodhej 55- vjeçari Kristaq Kola nga fshati Goranxi, në Dropull.

Ai është një këngëtar i muzikës popullore, i njohur në zonë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz