back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeNis zyrtarisht hetimi ndaj Molliqajt për rrahjen me Haki Abazin

Nis zyrtarisht hetimi ndaj Molliqajt për rrahjen me Haki Abazin

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Prokuroria e Shtetit ka nxjerrë aktvendim për hetimin e kandidatit për deputet të koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj dhe shoqëruesit të tij, Fatos Sahiti, nën dyshimet se kanë sulmuar kandidatin për deputet nga radhët e VV-së, Haki Abazi.

Prokurorinë e Shtetit kanë thënë se Molliqaj e Sahiti janë duke u hetuar për sulm, dhe se në këtë rast edhe pse duhet ende të ndërmerren veprime hetimore pritet të ketë aktakuzë.

Kujtim Munishi, ushtrues detyre i kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, një ditë pas publikimit të pamjeve nga momenti kur prokuroria dyshon se Abazi është sulmuar, ka thënë për gazetën se deri tash janë ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore.

“Në rastin konkret ka dy të dyshuar. Prokuroria deri tani ka nxjerrë aktvendim për fillimin e hetimit të tyre. Rasti është në procedurë e sipër”, ka thënë ai.

Sipas Munishit, për momentin ata janë duke u hetuar për veprën penale të sulmit. Ai ka thënë se rasti mund të përfundohet nga ana e Prokurorisë me afat jo të largët. /KD

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz