back to top
Wednesday, December 10, 2025
BallinaLajmePranohen 2 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, KQZ-ja thotë se janë...

Pranohen 2 mijë pako me fletëvotime nga diaspora, KQZ-ja thotë se janë të sigurta

Të ngjajshme

Hajdari arsyetohet pse i iki drejtësisë sot: Nuk kam pranuar thirrje nga ana e Gjykatës

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari sot e kishte seancën...

I gjeti 700 euro në rrugë dhe i dorëzoi në polici

Policia vazhdon të jetë adresa e parë, të cilës...

IKD: Mungesa e llogaridhënies publike ka cenuar parimet e qeverisjes së mirë

“Llogaridhënia përballë Skandaleve Qeveritare” është raporti që ka publikuar...

Fushata e partive në Gjermani, ambasada gjermane del me njoftim

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se aktivitetet...

Ndalohet i dyshuari në Podujevë për kontrabandë të kafshëve nga Serbia

Një rast i kontrabandës me kafshë është zbuluar dje...

Dy mijë pako me fletëvotime nga diaspora janë regjistruar deri para tri ditësh në Kosovë. Ato po ruhen në një hapësirë, e cila sipas Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) është “e veçantë dhe e sigurt”.

Zyrtarë të saj nuk kanë saktësuar se ku gjendet ajo hapësirë, por kanë thënë se është e siguruar 24 orë nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, duke u përgjigjur në pyetjet e “Kohës Ditore” rreth procesit të votimit të diasporës, ka thënë se aktualisht është duke u zhvilluar periudha për votim përmes postës, e cila ka filluar më 19 shtator.

Ka shtuar se fletëvotimet duhet të pranohen nga KQZ-ja deri më datën 5 tetor 2019.

“Sipas të dhënave, deri më 27 shtator kemi pranuar 2 mijë pako të supozuara me fletëvotime”, ka theksuar ai.

Elezi ka thënë se numërimi i votave përmes postës bëhet në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pas ditës së zgjedhjeve dhe pasi të zhvillohen të gjitha procedurat e parapara.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz