BallinaLajmeNis takimi në Bruksel, Mogherini bashkon Vucicin dhe Thaçin

Nis takimi në Bruksel, Mogherini bashkon Vucicin dhe Thaçin

Të ngjajshme

Erdogan uron Turqinë për kualifikimin në Botërorin 2026 pas fitores ndaj Kosovës

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka reaguar pas...

Ishte e bukur për aq sa zgjati, Kosovës i shuhet ëndrra për Botëror

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur në ndeshjen finale të...

Bosnja ja vështirëson “Azzurëve”, barazon rezultatin

Bosnja dhe Hercegovina ka shënuar golin e barazimit ndaj...

Kush janë super të pasurit në Zvicër?

Presioni në rritje ndaj super të pasurve në mbarë...

Para një ore ka nisur pritja e dy ‘mysafirëve’ të Federica Mogherinit. I pari që hyri në ambientet ku do të mbahet takimi i vazhdimit të dialogut, ka qenë presidenti serb.

Vucic është parë teksa shtrëngon duart i pari me shefen e BE’së për Politika të Jashtme, Federica Mogherini, ndërkaq gjysmë ore pas tij në vendin e njëjtë i ka shtrënguar duart edhe me presidentin kosovar, Hashim Thaçin, shkruan gazetametro.net.

Pamjet nga takimi që shënon rinisjen e dialogut Kosovë-Serbi, i ka sjellë raportuesja e BE’së për Ballkanin Perëndimor, Maja Kocijancic.

Ndërkohë, Thaçi pak para takimit foli për ‘Deutsche Ëelle’, ku tha se ky takim shënon nisjen e fazës ku pritet të shënohet një marrëveshje përfundimtare, që është ligjërisht e obligueshme.

Presidenti serb në anën tjetër kishte folur ditë më parë për mediat serbe, ku kishte folur rreth një faze përfundimtare të zgjidhjes së çështjes së Kosovës.

Ndryshe, nga të dyja palët është paralajmëruar një fazë intensive por edhe përfundimtare e bisedimeve, e cila sipas tyre, do të shënojë përfundim të bisedimeve. Këtë gjë e kanë konfirmuar edhe nga BE’ja./gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz