back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmeDetaje/ Si u rrah 15 vjeçari në Mitrovicë pas humbjes së Serbisë...

Detaje/ Si u rrah 15 vjeçari në Mitrovicë pas humbjes së Serbisë përball Zvicrës

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Një i mitur u rrah keq nga serbët në Veri të Mitrovicës, pas ndeshjes Serbi-Zvicër, natën e së premtes. Përderisa kishte kaluar urën e Ibrit për të vazhduar në drejtim të Suhodollit në pritë i kishin dalë afro 10 persona, që përveç sulmit fizik e kishin sharë dhe ofenduar në gjuhën serbe. Zyrtarë nga Policia e Kosovës kanë konfrimuar për Gazetën Express se edhe të sulmuesit janë të mitur.

- Advertisement -

Mësohet se gjatë përleshjes u përdoren edhe mjete të forta. Viktima po vazhdon trajtimin mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë.

“Kemi mbledhur shënimet për secilin. Edhe ata janë të mitur. Sidoqoftë, jemi duke i zhvilluar hetimet”, thuhet në përgjigjen e Policisë nga Veriu i Kosovës, për Gazetën Express.

Këtë ngjarje, i mituri e ka përshkruar si të tmerrshme duke thënë se i kanë lënduar çdo pjesë të trupit e më së shumti hundën.

“Kam qenë duke u kthyer nga pjesa jugore dhe si zakonisht kam kaluar urën e Ibrit dhe kam vazhduar në drejtim të Suhodollit, dhe në momentin që kam arritur tek “Tre rrokaqejt” më kanë dalur përpara nje grup i personave të maskuar. Grupi ka qenë goxha i madh diku rreth 10 persona dhe kanë filluar të më godasin me shkelma, grushte dhe gjësende tjera. Ata vazhdimisht flisnin serbisht dhe më shanin në gjuhën e tyre. Ka qenë një moment i tmerrshëm ajo që kam përjetuar në rrugën për në shtëpinë time. Më kanë lënduar në çdo pjesë të trupit por më së shumti e kam të lënduar hundën”, ka thënë R.H për veriu.info.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz