BallinaLajmeNis takimi Kurti-Abdixhiku

Nis takimi Kurti-Abdixhiku

Të ngjajshme

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në kuadër të konsultimeve për çështjen e presidentit të vendit.

Takimi po zhvillohet në një moment, teksa afatet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit po ofrohen.

Kryeministri Kurti, i cili ka arritur në kuvend, ka thënë se do të flasin pas takimit.

“Do të flasim pas takimit”, ka thënë shkurt Kurti.

Ndryshe, kryeministri Kurti sot në mbledhjen e qeverisë ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje nuk është opsion.

“Kemi hyrë në pjesën e fundit të muajit prill, dhe para vetes kemi një afat kushtetues që po afron. Shkuarja në zgjedhje unë besoj që nuk është opsion, e zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese. Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis, dhe vendime jo të lehta”, ka thënë Kurti. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz