Pas pauzës që zgjati 20 minuta, ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovën.
Me kërkesë të 44 deputetëve të opozitës në lidhje me rrezikimin e marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si pasojë e qasjes shpërfillëse e joserioze të kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-ve.