Nis procesi i madh gjyqësor ndaj 330 të akuzuarve për puçin në Turqi

Procesi më i madh gjyqësor i të dyshuarve të përfshirë në grushtin e dështuar të shtetit më 15 korrik u hap sot në afërsi të Ankarasë, në një sale audience e ndërtuar posaçërisht për rastin në fjalë.
Jo më pak se 330 të akuzuar, pjesa më e madhe e anëtarëve të një shkolle oficerësh ushtarakë rrezikojnë përkatësisht pjesa dërrmuese dënimin me vdekje për lidhje të dyshuara me përpjekjen për puçin e kryesuar verën e fundit nga një fraksion desident i ushtrisë që Ankaraja akuzon predikuesit islamik Fethullah Gülen, në mërgim në SHBA.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vrasje, tentativë e përmbysjes së rendit kushtetues dhe pjesëmarrje në një organizatë terroriste, përcjell Atsh.

Lexo edhe‘EULEX qëllimisht po neglizhon hulumtimet për varreza masive’ (Video)
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve «Anadoly Agency », 243 të akuzuar ndodhen aktualisht në paraburgim.
« Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Hulusi Akar bën pjesë në palën e të akuzuarve’, saktësoi Anadoly Agency./














