BallinaLajmeNis falsifikimi i certifikatës së veteranit

Nis falsifikimi i certifikatës së veteranit

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Pos mashtrimit me listat e veteranëve, ka nisur edhe një formë tjetër e keqpërdorimit me këtë status. Janë disa raste, të falsifikimit të certifikatës së veteranit të luftës përmes së cilit disa persona po marrin pensionin.

Kështu po dyshon Prokuroria e Prishtinës, e cila ka ngritur aktakuzë për katër persona për kryerjen e veprës penale “Falsifikim të Dokumenteve”.

T7 ka siguruar dy aktakuzat e ngritura nga Prokuroria.

Sipas Prokurorisë të akuzuarit me inicialet F.G, H.SH dhe P.G kanë vepruar me dashje dhe duke qenë të vetëdijshëm se po vepronin në mënyrë të kundërligjshme.

Rastet i kishin lajmëruar në polici punëtorët e zyrës së veteranëve në Qeverinë e Kosovës, pasi e kishin vërejtur se ishin falsifikuar në tersi.

E i akuzuari P.G në deklaratën e dhënë në Prokurori tregon se si ishte mashtruar nga F.G se do ia siguronte statusin e veteranit.

Ndërkaq i akuzuari F.G e mohon se është i përfshirë në falsifikimin e dokumenteve për veteran të rremë.

Falsifikim të dokumentit kishte bërë edhe S.M. ndaj të cilët është ngritur aktakuzë për falsifikim të dokumenteve për ta përfituar statusin e invalidit të luftës së UÇK’së.

Me këtë sipas prokurorisë S.M. kishte kryer veprën penale të mashtrimit.

E sipas kryeprokurorit të Prishtinës, Imer Beka, këto nuk janë rastet e vetme pasi janë duke hetuar edhe disa raste të tjera të përfitueseve të statut të veteranit.

Se ka raste të tilla të falsifikimit të dokumenteve e pohoi edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’ë Hysni Gucati ditë më parë në emisionin Frontal.

Ndërkohë Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj ish-krerëve të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Veteranëve për “Keqpërdorim të pozitës ose autoritetit zyrtar, që ndërlidhen me fryrjen e listave të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz