Nis asfaltimi i segmentit të rrugës Marinë-Tërstenik
01

Lexo edheShkuarja në mal mund t’i kushtonte me jetë këtij drenicasi!

Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj bashkë me kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë vizituar vendin ku kanë niur punimet për asfaltimin e rrugës Rajonale R129, segmenti Marinë-Tërstenik, në gjatësi prej 3 kilometrash.
Lekaj ka kërkuar nga operatori ekonomik që të respektojë dinamikën e paraparë të punës dhe implementim të detajuar të projektit në mënyrë që kjo rrugë të përfundojë me kohë dhe me tërë infrastrukturën përcjellëse.
Bëhet e ditur se ky projekt po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë dhe bën pjesë në investimet e Ministrisë së Infrastrukturës, për modernizimin e rrugëve anembanë Kosovës.

Lexo edheShkuarja në mal mund t’i kushtonte me jetë këtij drenicasi!