Nis asfaltimi i magjistrales në Ferizaj, segmenti pritet të hapet për qarkullim më 5 shtator
dp

Lexo edheAustri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit

Basha ka bërë të ditur se ka përcjellë nga afër punimet në segmentin nga Ura e Vogël, pranë Mobilerisë “Migros”, deri te restoranti “Ballkani”.
Sipas tij, segmenti nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.
“Nga sot ka filluar asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj. Sot isha personalisht për të përcjellë nga afër asfaltimin duke filluar nga Ura e Vogël (te Mobileria Migros) deri te restoranti “Ballkani”.
Traseja e e segmentit nga rruga “Driton Islami” deri te restoranti “Ballkani” pritet të përfundojë me të dyja shtresat e asfaltit dhe të hapet për qarkullim më 5 shtator 2026.

Lexo edheAustri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit
Pas përfundimit të këtij segmenti, asfaltimi do të vazhdojë nga rruga “Driton Islami” drejt rrugës “Vëllezërit Gërvalla”. Njëkohësisht, po punohet intensivisht edhe në segmentin nga rruga “Vëllezërit Gërvalla” drejt Urës së Madhe, e cila po ashtu është drejt finalizimit”, ka shkruar Basha.