Nikolic: Nëse Kosova kërkon pavarësi nga Beogradi, edhe Asociacioni do të kërkojë pavarësi nga Prishtina

Deutsche Welle shkruan se raundi i fundit i dialogut mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë ka dështuar në tërësi.
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë ku ishin përfaqësuesit më të lartë të vendeve, presidentët Hashim Thaçi dhe Tomisllav Nikoliq, si dhe kryeministrat Isa Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq, nuk dolën fare para gazetarëve.
E burimet e Deutche Welles thonë se takimi ka dështuar në tërësi dhe nuk ka pasur asnjë rezultat.
Në fakt, përveç takimeve bilaterale me ndërmjetësuesen e Bashkimit Evropian në dialog, Federica Mogherini dhe një fotografie të bërë pak a shumë vetëm për hir të nikoqirëve dhe opinionit, mes delegacioneve nuk ka pasur asnjë bisedim serioz, sepse pozicionet janë krejtësisht të kundërta, shkruan më tej ky medium.

Lexo edheEmiratet e Bashkuara mbrojnë Trump për ‘ndalimin’ e emigrantëve
Ndërkohë, thuhet se pala serbe ishte e interesuar të fliste për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Ndërkaq në pyetjen nëse kjo do të thotë se ky Asociacioni do të kërkojë pavarësi, pasi Kosova e konsideron veten shtet të pavarur, presidenti serb është përgjigjur: “Po, do të kërkojmë pavarësi nga Prishtina, nëse Prishtina mendon se mund të jetë e pavarur nga Beogradi”.
Më tej thuhet se palët nuk kanë rënë dakord për vazhdimin e dialogut dhe nuk kanë caktuar ndonjë datë se kur mund të takohen sërish. /Telegrafi/














