BallinaLajmeNgritja e çmimit të rrymës, Osmani: Tarifat nuk duhet të vlejnë për...

Ngritja e çmimit të rrymës, Osmani: Tarifat nuk duhet të vlejnë për pranverë

Të ngjajshme

Dialogu Kosovë–Serbi, Sorensen bisedon me zyrtarin e OKB-së për zhvillimet e fundit

Emisari evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Peter...

Selvija e kujton Shpatin me fjalë prekëse para Bajramit

Në prag të festës së Bajramit, një mesazh i...

Rogerti plas bombën për Brikenën

Banori i “BBVA”, Rogerti” ka bërë një deklaratë bombë...

Kurti nesër paradite mbledh Qeverinë

Zyra për Media e Kryeministrisë ka njoftuar se nesër...

Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, zgjedhjet brenda 45 ditëve

Deputeti i Partia Demokratike e Kosovës, Përparim Gruda, ka...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar pas vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë – ZRrE, për bllok tarifat e reja, ku nga data 9 shkurt, qytetarët të cilët do të shpenzojnë më shumë se 800kWh në muaj, do të paguajnë faturat e energjisë elektrike me çmim më të lartë.

Osmani ka thënë se komentet që ka dërguar presidenca janë marrë parasysh pjesërisht, teksa tha se këto tarifa nuk do të duhet të vlejnë edhe për pranverë.

“Në rastin konkret e vetmja kompetencë e jona ka qenë të dërgojmë komente në ZRRE, që është organ i pavarur. Ne kemi besuar se sikur të ishin rikthyer tri bllogjet tarifore do të kishte ndarje më të barabartë të përgjegjësisë, komentet tona janë marrë parasysh pjesërisht. Ky rishikim i tarifave nuk do të duhet të vlejnë për pranverë, kur konsumi është më i ulët, duhet që ZRRE të rishikojë këto tarifa”, deklaroi presidentja në RTK.

Ndryshe, Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) në mbledhjen e fundit ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike për të gjithë ata që harxhojnë më shumë se 800kWh.

Sipas ZRrE-së, të gjithë konsumatorët që shpenzojmë më shumë se kjo bllok tarifë do të paguajnë me dy çmime të reja. Vendimi për tarifat e reja të energjisë elektrike ka hyrë në fuqi më 09 shkurt dhe do të zbatohet deri më 31 mars 2022.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz