back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmeNgritja e avionëve më e vështira si pasojë e ngrohjes klimatike

Ngritja e avionëve më e vështira si pasojë e ngrohjes klimatike

Të ngjajshme

Surprizë në shtëpinë kapsulë: i eliminuari i mbrëmshëm Toney shfaqet sërish

Toney është shfaqur në shtëpinë kapsulë, në oborrin e...

“Po ti koke serb”/ Labinoti shpërthen ndaj Kushtrimit

Këtë herë Labit i ka dalë punë me Kushtrimin,...

Trump nënshkruan urdhrin, SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për...

Porsche rikthen Carrera GT me dizajn Le Mans

Porsche riktheu Carrera GT-në në gjendje fabrike me dizajn...

Hysen Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, njëherësh kandidat...
- Advertisement -

Edhe avionët mund të përballen me ngrohjen klimatike.

”Gjithnjë e më shumë avionë do të duhet të bëjnë lëshime në dekadat e ardhshme, nëse dëshirojnë të ngrihen në orët më të nxehta të ditës”, sipas një studimi të ri nga universiteti ”Kolumbia”, raporton AFP.

Ashtu si e ka treguar anulimi i 40 fluturimeve muajin e kaluar me nisje nga Phoenix, në mes të valës të të nxehtit në Arizona, avionët e kanë pasur të vështirë të ngrihen me rritjen e temperaturave.

”Kur moti është i nxehtë, ajri humb densitetin. Dhe në një ajër me pak dendësi, krahët e avionëve humbin forcën aerodinamike”, nënvizon një komunikatë që përmbledh këtë studim të kryer nga një studente e universitetit njujorkez, Ethan Coffel, me klimatologun, Radley Horton.

“E vetmja zgjidhje, nëse kërkohet shtyrja e nisjes së avionit, është lehtësimi i peshës së tij duke reduktuar sasinë e karburantit, të ngarkesës apo numrit të pasagjerëve”, vijon komunikata.

“Ngrohja dhe sasia e madhe e valëve të nxehtësisë, siç ndodhi në Phoenix mund të shkaktojnë probleme për rreth 10-30 për qind të avionëve të mbushur me kapacitet të plotë në orën më të nxhehta”, sipas studimit.

Ky studim e vë theksin tek ndryshimet e pazbuluara klimatike mbi aviacionin dhe potencialin thelbësor për efektet në kaskada, në ekonomi e tjerë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz