back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNgritet aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e...

Ngritet aktakuzë ndaj gjashtë zyrtarëve që gjuajtën me armë në odën e Limajt

Të ngjajshme

Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti Ambasadorin...

Davide Frattesi drejt transferimit në Premierligë

Davide Frattesi pritet të largohet nga Interi gjatë ditëve...

Një serb në Bajë të Skenderajt e mbyt lopa duke goditur në kokë (FOTO)

Një ngjarje e rëndë është raportuar pasditen e së...

Ramush Haradinajt po i shtohen ministrat që kanë aktakuza.

I fundit është zëvendësi i tij, Dardan Gashi, i cili mban edhe pozitën e Ministrit të Diasporës dhe Investimeve.

Pos tij, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj pesë personave të tjerë. Në aktakuzë janë edhe Sami Lushtaku e Endrit Shala.

Ngritjen e aktakuzës ndaj zyrtarëve të Shtetit që gjuajtën me armë në odën e Limajt e ka konfirmuar prokurori, Ismet Tofaj.

“Është ngritur aktakuza ndaj gjashtë personave”, ka thënë Tofaj, për Gazetën Express.

Prokurori i Prokurorisë Themelore në Gjakovë nuk ka pranuar të japë detaje të tjera duke përsëritur se aktakuza është ngritur për gjashtë persona të përfshirë në gjuajtje me armë në Banjë të Malishevës.

Zëvendëskryeministri Dardan Gashi, ish-Kryetari i Skenderajt Sami Lushtaku, Endrit Shala ishin xhiruar teksa kishin gjuajtur me armë në ditën kur Fatmir Limaj ishte shpallur i pafajshëm nga të gjitha akuzat sa ishte Ministër i Transportit.

Ramush Haradinaj, Kryeministër i Republikës, kishte arsyetuar zyrtarët e Shtetit që kishin gjuajtur me armë. Krejt këtë e kishte ndërlidhur me traditën e shqiptarëve.

Ndërkohë, vetëm këtë vit nga plumbat qorr kanë humbur jetën katër qytetarë të Kosovës.

Pas publikimit të xhirimeve ku shihen zyrtarët duke gjuajtur me armë nga dritarja e odës së LImajve, Dardan Gashi kishte thënë se ka gjuajtur me armë. Por, kishte thënë se nuk i kujtohet ku dhe për çfarë arsye.

Ndërkohë, edhe Sami Lushtaku kishte pranuar se ka gjuajtur me armë. Por, ka thënë se arma ishte joreale dhe me gaz.

Pas publikimit të pamjeve ku shihen zyrtarët e shtetit duke gjuajtur me armë kishin nisur hetimet. Policia kishte marrë në pyetje të dyshuarit, ndërkohë, pesë muaj më vonë rezultoi me aktakuzë.

Përpos tre zyrtarëve të Shtetit, Prokuroria ka ngritur aktakuzë edhe ndaj tre personave të tjerë.

Prokurori nuk i ka dhënë emrat e gjithë të akuzuarve.

Të Fundit

Sport

ShowBiz