Ngjyrosën gomarin dhe e shitën për zebër (FOTO)
01

Lexo edheKëto janë arsyet pse kosovarët marrin kredi në Zvicër

Një kopsht zoologjik në Kajro, Egjipt, është akuzuar se ka tentuar t’i mashtrojë vizitorët duke ngjyrosur një gomar me vija të zebrës – por drejtori i kopshtit insiston se kafsha është e vërtetë.
Mahmoud Sarhan, 18 vjeç, tha se e vizitoi kopshtin zoologjik kohët e fundit dhe vërejti kafshën me pamje të çuditshme.


Lexo edheKëto janë arsyet pse kosovarët marrin kredi në Zvicër
Ai tha se mënyra se si dukej kafsha e bëri atë të dyshojë në të. Ngjyra e zezë në gomar ishte shkrirë në fytyrën e tij dhe veshët nuk dukeshin si të zebrës, tha ai.
Ai postoi një fotografi të “zebrës” në faqen e tij në Facebook e cila shpejt u bë viral.