Ngjarje e rëndë në Shqipëri – Materiali i kromit zë poshtë minatorin në Bulqizë, forcat e kërkim-shpëtimit në vendngjarje
dp

Lexo edheMaliqi: LDK-ja me VV-në duhet të arrijnë marrëveshje përmbajtësore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar rreth orës 13:00 në Tërnovë e Madhe, në bashkinë Bulqizë, ku një minator dyshohet se ka rënë në një furnelë gjatë procesit të punës.
Sipas informacionit paraprak, 40 vjeçari, banues në Burrel dhe me detyrë minator/brigadier në një subjekt privat, dyshohet se është mbuluar nga materiali i kromit pas incidentit.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e kërkim-shpëtimit dhe forcat e Policisë, të cilat po vijojnë operacionin për lokalizimin dhe nxjerrjen e 40-vjeçarit.

Lexo edheMaliqi: LDK-ja me VV-në duhet të arrijnë marrëveshje përmbajtësore
Ndërkohë, grupi hetimor ka nisur veprimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.