back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNga zjarri u lënduan edhe tre familjarë të fëmijëve të vdekur në...

Nga zjarri u lënduan edhe tre familjarë të fëmijëve të vdekur në Gjakovë, prindi i njërit në gjendje të rëndë

Të ngjajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Reperi i njohur shqiptar, Dardan, po bëhet baba! Artisti, që...

Shpërthen një zjarr në një hotel luksoz në Alpe, evakuohen mysafirët

Dhjetëra njerëz u evakuuan pasi një zjarr përfshiu një...

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për dhunimin e një gruaje në Deçan

Gjykata Themelore në Pejë, ka caktuar një muaj paraburgim,...

Shpërthimi i zjarrit në një shtëpi në Ujz të Gjakovës ka lënë të vdekur dy fëmijë të moshës 10-13 vjeç, të gjinisë mashkullore, djem të axhës mes vete. Ndërsa lëndime trupore kanë pësuar edhe tre familjarë të tjerë. Policia ka konfirmuar për Gazetën Express se njëri nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetëore, bëhet fjalë për prindin e njërit nga fëmijët e vdekur.

Hetimet po vijojnë për zbulimin e shkaqeve të zjarrit, teksa deri më tani nuk dihet asgjë për mënyrën se si ndodhi zjarri që la dy të vdekur e tre të lënduar.

Drejtori i Policisë Rajonale në Gjakovë, Lumni Graishta, një një bisedë për Gazetën Express tha se një nga të lënduarit është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

“Perveç dy viktimave edhe 3 persona kanë pësuar lëndime trupore. Sipas informacioneve të lënduarit kanë pësuar vjellje dhe prerje nga xhamat dhe drunjtë që kanë rënë si pasojë e zjarrit. Të lënduarit janë familjarë të viktimave dhe personi që është në gjendje më të rëndë shëndetësore është prindi i njërit prej viktimave”, tha Graishta për Gazetën Express.

Të Fundit

Sport

ShowBiz