back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaUncategorizedNga sulmet me makinë-bombë në Bagdad së paku 20 të vrarë

Nga sulmet me makinë-bombë në Bagdad së paku 20 të vrarë

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Nga dy sulme me makina-bombë janë vrarë së paku 20 vetë dhe plagosur afro 80 të tjerë, në kryeqytetin Bagdad në Irak, kanë thënë zyrtarët.

Grupi ekstremistë, Shteti Islmaik (IS), e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e parë që ka ndodhur pas mesnatës, me ç’rast u vranë 13 vetë dhe u plagosën më se 40 të tjerë, në rajonin komercial Karrada në Bagdad.

Eksplodimi i dytë ndodhi disa orë më vonë, me ç’rast u vranë 7 vetë dhe u plagosën 38 të tjerë, afër një zyre qeveritare në lagjen Karkh.

Për këtë sulm askush nuk e ka marrë përgjegjësinë.

Sulmet ndodhën pak ditë pasi ka filluar muaji i shenjtë mysliman, Ramazani, gjatë të cilit irakianët zakonisht qëndrojnë deri vonë në mbrëmje, për blerje dhe shoqërim, pas iftarit. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz