back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajme“Nga pikëpamja ushtarake, s’ka pasur brigada, batalione apo njësi në UÇK” –...

“Nga pikëpamja ushtarake, s’ka pasur brigada, batalione apo njësi në UÇK” – Rubin flet për strukturën dhe linjën e komandës

Të ngjajshme

E theu rekordin botëror, e dashura e atletit qenka e bukur si kukull

Armand Duplantis bëri përsëri histori në Kampionatin Botëror në...

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Në ditën e tretë të dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit të Shtetit, James Rubin është pyetur për strukturën e UÇK-së dhe linjën e komandës.

Ai ka tha se nuk ka pasur struktura të tilla nga pikëpamja ushtarake, shkruan lajmi.net.

Rubin foli edhe për komunikatat e UÇK-së, të cilat i vlerësoi më shumë si një përpjekje për ta bërë UÇK-në më shumë se që ishte në realitet.

Komunikimi i plotë mes Prokurorit dhe James Rubin-it për çështjen e strukturës së UÇK-së:

Prokurori: Me sa kuptoj nga dëshmia juaj këto dy ditë, ju keni dal në disa përfundime sa i takon strukturës së UÇK-së dhe linjës së komandës dhe kontrollit brenda UÇK-së, bazuar kryesisht në komunikimet tuaja me udhëheqësit e UÇK-së në Rambuje dhe në 72 orët që kaluat në verën e 99-tës gjatë kohës që keni qëndruar me komandantët e zonës.

James Rubin: Po

Prokurori: Gjatë ndërveprimeve tuaja me ta, a patë ju që të kishte komunikime mes komandantëve të zonës dhe shtabit të përgjithshëm?

Rubin: Edhe nëse do kisha vënë re, s’do të isha në gjendje t’i diskutoja.

Prokurori: A keni parë ndonjë komunikim me shkrim?

Rubin: Edhe nëse do t’i kem parë komunikimet e tilla, sidomos duke parë praninë e kolegës nga ShBA-ja këtu, nuk do të isha në gjendje të komunikoja.

Prokurori: A keni parë komunikim mes batalioneve?

Rubin: Më duhet të bëj një përjashtim këtu, me sa pash unë, nuk ka pasur batalione, brigada apo njësi në UÇK. Nuk besoj se ka ekzistuar nga pikëpamja ushtarake ky lloj organizimi. Nga ato që kam parë unë, asnjëherë nuk më qoj të mendoja që ekzistonin struktura të tilla. Mund të kem parë gjëra për UÇK që mund t’i diskutoj, por mund të ju them që s’kam asgjë që përshkruan batalione, brigada, njësi, siç duhet të jenë si rregull në divizione në ushtri apo në regjimente që kemi parë ne perëndim apo çfarë konsiderojm ne një strukturë formale, në dijenin tonë nuk ka ekzistuar një gjë e tillë.

Prokurori: Sipas jush, UÇK-ja, kishte apo s’kishte polici ushtarake?

Rubin: Unë e di që kishin uniformë, disa kishin, disa nuk kishin, sikur e patë edhe dje në video, disa kishin uniforma disa nuk kishin. Ne nuk i konsideronim ata si polici ushtarake apo komandantë të brigadave apo shtab i përgjithshëm. Këto që përshkruani ju, ne nuk kemi parë.

Prokurori: Keni parë ushtarë që kishin emblemën?

Rubin: Po, unë mund t’i kem parë në krahun e tyre, po nuk më kujtohet.

Prokurori: Sa i përket komunikimeve apo komunikatave që i nxirrte Shtabi i Përgjithshëm, keni pasur ndonjëherë shansë të shihni komunikata që nxirrte UÇK në shtyp.

Rubin: Kam lexuar shpesh komunikata, por i kam konsideruar më shumë një përpjekje për ta bërë UÇK-në më të rëndësishme se që ishte në realitet. Për mua nuk ishin asgjë veç se manipulime.

Prokurori: Kur dolët në konkludimin tuaj se UÇK-ja është kaotike, e ç’organizuar, pa një strukturë të mirëfilltë, ndonjë në DASH a ka bërë analizë sa i takon komunikatave të UÇK-së në nivel brigadash e komantadeve të zonave, me sa keni ju dijeni?

Rubin: Unë kam pasur shumë autoritet nga Sekretarja e Shtetit, nëse do të kërkoja këtë informacion, nuk do të ma mohonte askush, unë kam parë shumë materiale, i kam rishikuar, këto informacione që po i kërkoni janë prej zbulimit dhe unë do të jem shumë i kujdesshëm të jap hollësi për këtë, por po e përsërisë edhe njëherë, nuk kam parë asnjë dokument, të paktën sa më kujtohet mua që të përshkruante ndonjë analizë të strukturës, unë nuk po them që s’ka ekzistuar fare strukturë, por kishte më shumë grupe, klane, por jo strukturë formale ushtarake, nëse do të kishte ekzistuar ndonjë formacion i tillë sa i takon analizës së aftësisë së tyre ushtarake, atëherë, ky informacion do të ishte informacion intelegjence që unë me siguri do ta kisha ditur. Po përpiqem t’i përgjigjem pyetjes suaj, e di që po shtjelloj më shumë se ç’duhet, por kam çështje shumë komplekse dhe unë s’mund të ju përgjigjem me po ose jo./lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz