back to top
Wednesday, September 17, 2025
BallinaLajmeCufaj: Dëshmia e Rubin është historike edhe sepse iu lejua të dëshmojë,...

Cufaj: Dëshmia e Rubin është historike edhe sepse iu lejua të dëshmojë, të merret leje nga DASH’i s’është aspak e lehtë

Të ngjajshme

Kurti kritikohet se po e dëmton Kosovën, opozita: SHBA do partner të përgjegjshëm

Përveç krizës së brendshme politike, Kosova po ballafaqohet tashmë...

Aksident trafiku në Prishtinë, dy persona kërkojnë ndihmë mjekësore

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe veture ka...

Shpallje

Unë, Mehmet Idrizaj nga Istogu njoftoj se kam humbur...

Kështu shkruan faqja zyrtare e Juventusit për debutimin e Edon Zhegrovës: Nuk harrohet…!

Skuadra e Juventusit barazoi 4:4 ndaj Borussia Dortmundit në...

Ish ambasadori Beqë Cufaj ka thënë se dëshmia e James Rubin në Hagë është historike. Sipas tij jo vetëm për atë që tha, por edhe sepse iu lejua të dëshmonte.

Ai shtoi se Rubin është demokrat dhe për të marrë leje nga DASH’i nuk është aspak e lehtë.

“Dëshmia e James Rubin në Hagë është historike. Jo vetëm për atë që tha – se Thaçi nuk kishte rol komandues – por edhe sepse iu lejua të dëshmonte. Rubin është demokrat, dhe për të marrë leje nga Departamenti i Shtetit (sot nën udhëheqje republikane) nuk është aspak e lehtë.”

Cufaj ka thënë se Kosova ka ditur gjithmonë të punojë me të dy palët në Amerikë.

“Por Kosova gjithmonë ka ditur të punojë me të dyja palët në Amerikë:

– Ibrahim Rugova, Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj ndërtuan ura me demokratë dhe republikanë.

– Bill Clinton solli çlirimin.

– George W. Bush bekoi pavarësinë në vitin 2008.

– Donald Trump arriti Marrëveshjen e Ëashingtonit në 2020 – ku Kosova u njoh edhe nga Izraeli.”

Ai ka kritikuar Kurtin që mbështeti vetëm demokratët dhe refuzoi republikanët.

“Kjo ishte forca jonë: mbështetja bipartizane e Amerikës. Përjashtimi i vetëm? Albin Kurti. Ai përkrahu vetëm demokratët, refuzoi republikanët – dhe në fund gënjeu edhe vetë demokratët. Ky nuk është vizion. Ky është populizëm.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz